E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Himarë, e marta ditë zie kombëtare

“Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë”, thekson njoftimi i Qeverisë.

Sipas vendimit të qeverisë, gjatë ditës së nesërme, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.  Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Gjithashtu, ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. /Start/

                                                                                             2012-05-21 19:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›