E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Thellim të marrëdhënieve Shqipëri-Pakistan

TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka pritur sot homologen e saj të Pakistanit. Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet midis dy shteteve, si dhe është biseduar për thellimin e mëtejshëm të tyre.

“Raportet politike midis dy vendeve tona janë raporte të mira. Vizita e shkëlqesisë së saj, zonjës Fahmida Mirza, sot në Shqipëri është niveli më i lartë i këtyre shkëmbimeve politike. Diskutuam që është e pakuptimtë që midis dy vendeve tona mos tëë ketë shkëmbime ekonomike. Ndaj si parlamentare, si kryetare të dy parlamenteve repektive ne do punojmë më tej që të bëjmë të mundur firmosjen e marrëveshjeve, për mbrojtjen e investimeve të huaja midis dy vendeve tona, Pakistanit dhe Shqipërisë. Ne kemi vlerësuar shumë qëndrimet e Pkaistanit gjatë viteve të fundit në raport me Kosovën”, theksoi Topalli.

Nga ana tjetër kryeparlamentarja e Pakistanit duke falenderuar qeverinë shqiptare për bashkëpunimin kërkoi që të vendoset një nivel bashkëpunimi në nivelin ekzekutiv midis dy vendeve.

“ E falenderoj qeverinë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha forumet ndërkombëtare, vëecanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu edhe sa i përket cështjes së Kashmirit dhe në forumet e tjera ndërkombëtare. Sgurisht Pakistani i vlerëson marrëdhëniet me Shqipërinë që janë të bazuara në respektin dhe besimin reciprok. Kjo është arsyeja pse unë e kam ndërmarrë këtë vizitë me deputetet. Dua që raportet midis dy vendeve tona të kalojnë nivelin e ekzekutivit . Mendoj që parlamentarët janë ato që përfaqqësojnë popullsitë e vendeve. Atoj anë pra mënyra më e mirë për të forcuar lidhjet midis dy vendeve”,- nënvizoi kryeparlamentarja e Pakistanit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›