Familjarët e 38-vjecarit të aksidentuar apel për gjak
TIRANE- Familja Cami që prej ditës së djeshme është zhvendosur në dyert e Reanimacionit të Spitalit Ushtarak. Aty ku i afërmi i tyre Gëzim Cami, babai i katër fëmijëve po lufton me jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident, ku një makinë e ka përplasur në qytetin e Fushë Krujës.
Shefi i traumës në Spitalin Ushtarak, Sami Koceku deklaron se situata vazhdon të mbetet e komplikuar si rrjedhojë e hemoragjisë në këmbën e majtë. Sipas Kocekut pavarësisht se i sëmuri është furnizuar me gjak, të një grupi të rrallë zero negativ, nevojat për të shpëtuar jetën e tij janë të vogla, pasi në bankën e gjakut nuk ka më rezerva.
“Problemi i tij është se për shkat të humbjeve të sasisë së madhe të gjakut është kërkuar edhe ndërhyrja për të penguar humbjet e gjakut dhe për të zevendësuar atë që ka. Dje pacienti ka marrë 11 njësi gjaku, por pritet që ai të vazhdojë të humbasë gjak, por sasi shumë më të vogla. Lind nevoja për një mbrojtje me sasi gjaku. Grupi i tij është 0 negativ, një grup shumë i rallë. Ai ka marrë rezervat tona, por edhe familjarët kanë dhuruar sa ka qenë e mundur, por nevojiten akoma për ta mbajtur trupin e tij në parametrat e duhura”, sqaron mjeku.
Ndërsa Jonuzi vëllai i Gëzimit apelon për ndihmë tek të gjithë njerëzit që mbartin të njëjtin grup gjaku si i vëllai 0 negativ.
“Sipas mjekëve ai ka nevojë për sa më shumë aq më mirë për jetën e tij se është në gjendje kritike. Ju lutem të gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë dhe ju falenderoj shumë”,- bën apel vëllai i Shpëtimit të plagosur.
Dhurimi i gjakut për Shpëtim Camin mund t'i shpëtojne jetën atij, sipas familjarëve dhe mjekëve cdo qytar që ka grupin e gjakut 0 negativ është i lutur të vijë të dhurojë gjak në Ranimacionin e Spitalit Ushtarak.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Familjarët e 38-vjecarit të aksidentuar apel për gjak