Topalli: Tom Doshi nuk përfaqëson Shkodrën
SHKODËR - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Shkodër, ka sulmuar sot kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Tom Doshi. Duke e ironizuar atë për nivelin e ulët në Parlament, Topalli u ka kërkuar shkodranëve që të mos e votojnë Doshin me datë 23 qershor.
Duke vënë në dukje se në ditë të vështira, kur rrezikohej kombi dhe vendi, Shkodra përfaqësohej me emra të mëdhenj, nga njerëz që sakrifikonin jo vetëm pasurinë, por jetën dhe gjithçka që kishin për kombin, flamurin, për Shqipërinë dhe Shkodrën, Topalli e konsideroi përfaqësimin e Shkodrës në Parlament nëpërmjet Tom Doshit, si një ulje për këtë qytet me kulturë dhe traditë të lashtë në vite.
(er.nu/BalkanWeb)