KiE: Qytetarëve tu kthehet besimi te KQZ-ja, politika të gjejë zgjidhjen e duhur
TIRANE - Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës dha sot në një konferencë për shtyp konkluzionet për situatën parazgjedhore në Shqipëri, ndërsa na ndajnë vetëm 12 ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryetari i Komisionit, Luca Volonte vlerësoi faktin që fushata zgjedhore e liderëve politikë është fokusuar kryesisht në shtjellimin e programeve elektorale, ndërsa e konsideroi të qetë e të paqtë situatën parazgjedhore në vend.
“Ne vërejmë se drejtuesit e forcave politike këtë radhë janë përqëndruar në programet e tyre politike, që nuk ka qenë kështu më parë dhe as në vende të tjera. Kjo është një gjë shumë e mirë e këtij procesi. Zgjedhjet në Shqipëri deri tani kanë qenë të paqta dhe të qeta. Ne shpresojmë që këto do jenë në vazhdimësi. Ato pak incidente janë raste sporadike që nuk kanë ndonjë problem shumë të madh", - deklaroi Volonte.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon vetëm me katër anëtarë, Kryetari i delegacionit të KiE inkurajoi klasën politike që të gjejë zgjidhjen e duhur, ashtu sikurse ndodhi me miratimin e 3 ligjeve të integrimit.
“Lidhur me situatën e krijuar në KQZ, na duhet të shikojmë zhvillimet e situatës zgjedhore në vijim, ne e kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën në KQZ. Ne kemi diskutuar me partitë politike për këtë ngërç dhe mundësinë për tu kthyer besimin qytetarëve tek zgjedhjet dhe ky institucion. Vlerësimi ynë do vijë pas zgjedhjeve. Shpresoj që forcat politike të gjejnë një pikë reflektimi për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi. Çështja e KQZ është shumë e komplikuar, unë nuk doja të komentoja për momentin. Ajo mbetet e hapur dhe për t’u komentuar pas zgjedhjeve. Ne jemi këtu për t’i inkurajuar drejtuesit e forcave politike për pasjen e një administrate zgjedhore që të japë rezultate të besueshme për zgjedhjet. Ne nuk jemi këtu për të caktuar përgjegjësit, por për dhënien e zgjidhjeve të mundshme të problemit. Ne jemi të mendimit që partitë politike, klasa politike, ka treguar në të shkuarën se ka gjetur zgjidhjen e duhur, si në rastin e miratimit të tre ligjeve.”- tha ai.
I pyetur për incidentet elektorale, Volonte tha: “Gjatë vizitës sonë ne kemi dëgjuar për një ose dy incidente, gjithashtu biseduam edhe me Kryeministrin. Në këto takime na u tha se hetimet do zhvillohen me shpejtësi me qëllim që autorët të dalin para drejtësisë dhe njëkohësisht të verifikohet nëse kanë lidhje me situatën parazgjedhore apo jo.”
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës do të kthehet në Shqipëri ditën e zgjedhjeve para se të përpilojë dhe të nxjerrë raportin e tij përfundimtar.
Berisha: Anëtarët e larguar mund të rikthehen, ose votojmë kandidatura të reja
Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë vetëm me katër anëtarë. Opozita kërkon rikompozimin e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së, ndërsa kryeministri Berisha konsideron se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është rikthimi në detyrë i anëtarëve të larguar, ose paraqitja e kandidaturave të reja nga ana e opozitës.
Në takimin që zhvilloi sot me Komitetin e Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri Berisha theksoi se në kushtet kur Kuvendi nuk ka marrë ende vendim për të pranuar dorëheqjet dhe shpallur vakancat e tri vendeve të opozitës në KQZ, anëtarët e dorëhequr mund të rikthehen në detyrë. Si alternativë, theksoi ai, mazhoranca është e gatshme që, nëse opozita dërgon kandidatura të reja në Kuvend, t'i votojë ato në seancën e jashtëzakonshme.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, kryeministri i siguroi parlamentarët se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur dhe e angazhuar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë dhe do të jenë, zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai i njohu parlamentarët e Këshillit të Europës me urdhrin që ndalon përdorimin e mjeteve dhe burimeve publike për qëllime elektorale qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve të barabarta në fushatë për të gjithë konkurrentët.
Nga ana e tyre, Anëtarët e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vlerësuan atmosferën e qetë politike dhe të civilizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale, ku partitë politike po shpalosin pikëpamjet e tyre dhe aspektet e programit të tyre në shërbim të qytetarëve për mandatin e ardhshëm qeverisës, dhe nivelit të lartë të transparencës mediatike të përgjithshme në të cilat po zhvillohet kjo garë elektorale.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim u theksua gjithashtu rëndësia themelore e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit nga të gjitha palët, për të mos u përsëritur situata e vitit 2009 opozita nuk njohu rezultatin.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zgjedhjet, McCormak: Certifikimi i rezultatit kërkon 5 anëtarë në KQZ Zgjedhjet, BE: Të zhvillohen në mjedis të qetë. Apel të shmanget dhuna KQZ, Berisha: Anëtarët e larguar mund të rikthehen, ose votojmë kandidatura të reja