E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Verifikimet e mia për kandidatët e Presidentit janë të ligjshme

 

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratave të grupit paralmentar të PS-së të kryesuar nga Valentina Leskaj. Lëvizjet e Topallit, sipas saj për verifikimin e kandidaturave janë tërësisht të ligjshme, pasi zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Jam tërësisht e gatshme dhee hapur në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Asnjëherë nuk është vonë për të bashkërenduar punët dhe për të gjetur një konsensus”-theksoi Topalli. Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi ka deklaruar se ato që ka thënë PS-ja deri tani janë forma të presionit politikqë nuk do të sprapsë PD-në për vendimin që ka marrë.

Ndertsa Valentina Leskaj ka folur sot se veprimet e Topallit jane ne kundershitm me Kushtetuten. “Kushtetuta në nenin 136 të saj, ka përcaktuar se: ‘Anëtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit’. Dhënia e pëlqimit nuk do të thotë mbledhja e të dhënave për kandidatët, nuk do të thotë kërkim i provave të pafajësisë, nga Kryetarja. Ky veprim i saj është në kundërshtim të hapur me ligjin”- ka thënë sot në një konferencë për shtyp kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj

Leskaj ka denoncuar qëndrimin e Topallit që sipas saj nuk ka qenë transparent, duke iu referuar edhe fjalëve të saj përmes zëdhënëses së shtypit Suela Ruseti. “Shkelja e të drejtave themelore të njeriut dhe cenimi i personalitetit që ka ndodhur në rastin e 5 kandidatëve, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, bëhen më të rëndë kur këto të vepra kryhen nga Kryetarja e Kuvendit dhe për një Dekret të Presidentit të Republikës”- ka thënë Leskaj.

Grupi Parlamentar i PS ka vlerësuar nevojën e reformave në vend dhe për këtë është bërë inicues i paktit për reformat në drejtësi, por reformat sipas PS-së e humbaisn vlerën kur vazhdon presioni për të kapur institucionet e pavarura dhe kur nuk respektohet pavarësia e tyre.

“Ne presim votimin e dekreteve të presidentit dhe po vlerësojmë idenë e mocionit për shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit”- ka përfunduar kryetarja e grupit parlamenatr të PS-së Leskaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›