Të hënën emri i trajnerit të ri të Çelsit
Të hënën që vjen Roman Abramoviç ka deklaruar për një mbledhje strategjike për fillimin e javës, me synimin për të analizuar një sere emrash të mirë për pankinën e Çelsit. Në këtë listë me mundësine per te zgjedhur menaxherin, do të jenë të shënuar të gjithë teknikët më të rëndësishëm të gjindshëm në situata kritike. Ajo që e ka zbuluar lajmin për mbledhjen nga ana e Abramoviç është “Times”, që kënaq menjëherë kërshërinë e kuriozëve mbi kandidatin më të favorshëm, që sipas “Times" është Roberto Mancini.
Situata me Interin ka bërë që Çelsi të ofrojë sa më shpejt për ish-trajnerin një ofertë në mënyrë që t’ japë fund problemeve që rrezikojnë të zgjasin gjatë në skuadër.
Në tavolinën e Abramoviç në letrat dhe skedat personale përveç skedës së Mancinit, duhet të ndodhet edhe ajo e Guus Hiddink dhe Frank Rijkard. Gjithsesi te henen do te vendoset se kush do te jete emri i ri i pankines se Celsit.