E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Votimi me 3/5, çlirim i procesit të integrimit

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino gjatë vizitës së tij në Tiranë u takua me kryeparlamentaren Topalli, dhe biseduan rreth zhvillimëve kryesore që po ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet e ditur nga zyra e shtypit e Kuvendit se kryefjala e bisedës ishte reforma zgjedhore, ligjet që kërkojnë 3/5 e votave si dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë bisedës zonja Topalli u shpreh se administrata e parlamentit është e përgatitur për të lehtësuar e procesin e kryerjes së reformave të kërkuara nga palët, po ashtu ajo shtoi se votimi i projektligjëve që kërkojnë edhe votën e opozitës është gur prove për këtë të fundit. Pasi në këtë mënyrë sipas kryeparlamentarës Topalli, mund të vazhdojë Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit europian.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin
  2. Topalli mbron Berishën: E provokoi Tahiri
  3. Vendimi- Ligjet me 84 vota, do të kthehen në Komisione

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›