Mosmarrëveshjet politike, Topi: Mos të pengojnë integrimin në BE
Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefano Sanino dhe i shprehu atij mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshmë të Brukselit për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri. Drejtori për Zgjerimin në BE, Sannino shoqerohëj në këtë takim nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi.
Situata aktuale politike dhe ajo institucionale në vend ishte qendra e bisedës mes zyrtarëve të lartë. Nga ana e tij presidenti Topi u shpreh se klasa politike shqiptare i ka kuptuar qartë mesazhet e BE-së përsa i përket reformave që duhen ndërrmarrë që vendi të përparoje në rrugen e integrimit europian.
Duke shtuar se dialogu institucional, vendosja e urave të përbashkëta të komunikimit politika shqiptarë do të dijë të vendose prioritetet e qytetarëve në axhendën e saj. Pasi sipas presidentit Topi, mosmarrëveshjet mes partive nuk duhet të venë në pikëpyetje integrimin e vendit në familjen europiane.
Duke ritheksuar se e ardhmja europiane e shqiptarëve dhe përmbushja e aspiratës së këtij populli për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk duhet të vihet më në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet e brendshme politike- u shpreh presidenti Bamir Topi.
Nga ana tjetër vetë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino, vlerësoi rolin institucional e kushtetues të Presidentit përsa i përket administrimit të situatës aktuale politike dhe institucionale. Sipas zotit Sannino mesazhet që ka përcjellë presidenti kanë qënë korrekte dhe të qarta. Duke i përcjellë kështu mirënjohjen për takimin me kreun e shtetit shqiptar.
Shkrime të tjera me interes: