Topalli: Votuam, Topi reflektoi
TIRANE - Mazhoranca votoi pro dekreteve te Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates se Larte, pasi procedurat per dorezimin e tyre ne Kuvend kete here ishin transparente. Vendimi i mbajtur i fshehte nga selia blu u be dje publik nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se ishte vote ndaj reflektimit per ndryshimin e menyres se dorezimit te dekreteve nga ana e Presidentit. "Mendoj se seanca dhe votat e djeshme ne Kuvend, reflektuan, ne fakt, ndryshimin e madh midis transparences qe ishte ne procedurat e kesaj radhe, dhe transparences ne radhen e kaluar", tha Topalli, duke pranuar zbutjen e marredhenieve mes dy institucioneve. Duke bere nje bilanc ne perfundim te sesionit parlamentar, Kryetarja e Kuvendit e vleresoi kete sesion 6-mujor si me te suksesshmin, pasi gjate tij u votuan ndryshimet e Kushtetutes, buxheti i shtetit, ligje per shoqeri tregtare, falimentimin etj. "Ky eshte 6-mujori i konsensusit, ku, natyrisht kulmore dhe historike mbetet reforma kushtetuese, e cila hoqi nenet e krizave, ndryshoi sistemin zgjedhor, ndau Shqiperine nga "Dushku", mori hapa te rendesishme per te ndare Shqiperine nga e shkuara e saj e hidhur", theksoi Topalli. Ajo nuk e cilesoi aspak shqetesuese qendrimet e fundit te opozites per kerkesen e mundshme te nje mocioni me pasoje shkarkimin e saj nga detyra, apo kercenimet e se majtes per mosmarrjen pjese ne reformen ne drejtesi. Perkundrazi, vleresoi se sesionin e ardhshem, do te vijoje konsensusi mes dy paleve, duke shmangur problemet e fundit me opoziten. Sipas saj, per hir te opozites, Kuvendi vendosi te shtyje diskutimet mbi ligjin e "spiunave", per ti dhene me shume kohe se majtes. Ndersa per sa i perket reformes zgjedhore, e cila u shty po ne shtator, Topalli vleresoi se eshte bere shume dhe u shpreh optimiste ne realizimin e saj brenda shtatorit. R.Rapushi
Rreth 200 ore debate kane zhvilluar ne gjashte muaj deputetet e Kuvendit per kete sesion parlamentar. Nga janari e deri me sot, pozita e opozita kane konsumuar 200 ore sherre ne Kuvend per ceshtje te ndryshme.
Rreth 200 ore debate kane zhvilluar ne gjashte muaj deputetet e Kuvendit per kete sesion parlamentar. Nga janari e deri me sot, pozita e opozita kane konsumuar 200 ore sherre ne Kuvend per ceshtje te ndryshme.