Topi dekreton titujt e pronesise

Nis verifikimi i titujve te pronesise per tokat bujqesore. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dha dje firmen e tij pro ligjit te miratuar ne Kuvend, "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Diten e djeshme, kreu i shtetit dekretoi ligjin e debatuar gjate ne komisionet parlamentare dhe seance qe ka si qellim verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat bujqesore nder vite per te vertetuar nese jane dhene apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi, apo jane marre ne menyre abuzive. Verifikimi pritet te nise ne mes te muajit te ardhshem, duke qene se ligji hyn ne fuqi, 15 dite pas botimit ne fletore zyrtare. Nje komision i posacem i quajtur "Komisioni Vendor i Vleresimit" do te kryeje verifikimin e titujve te pronesise per tokat bujqesore ne te gjithe vendin. Ne rast se gjate verifikimit do te vertetohet se titujt jane marre ne kundershtim me ligjin shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes qe ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por, nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij ligji ajo do t'ju merret. Kjo procedure parashikohet te kryhet brenda nje periudhe 3-vjecare.
Ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, sqaroi se me kete ligj, nuk do te preken ato tituj pronesie qe jane dhene ne baze te ligjeve ne fuqi. Por, te gjithe ata qe kane abuzuar dhe kane perfituar ne menyre te padrejte dhjetera hektare. Sipas ministrit, deri me sot rezulton se ne te gjithe territorin e vendit jane perfituar ne menyre abuzive 4700 hektare toke bujqesore dhe personat qe e kane marre ate ne kundershtim me ligjin, sot do te duhet ta paguajne. Deputetet e opozites e kundershtuan deri ne fund, ligjin ne fjale duke e cilesuar si antikushtetues dhe me pasoja konfliktuale e sociale ne vend. Jo vetem ne komisionet parlamentare, por edhe ne seance gjate votimit, opozita nuk pranoi te jape konsensusin. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, e quajti nje ligj te turpshem, antikushtetues dhe qe do te krijoje konflikte te tjera me pronesine. Leskaj u ankua edhe ndaj kompetencave qe i jepen prefektit me kete ligj, i cili fiton te drejten per te hequr titujt e pronesise. "Jane kompetenca te teperta. Realizuat nje nisme antikushtetuese", u ankua Leskaj. Madje, te majtet i bene thirrje dhe Presidentit te Republikes qe te mos e dekretoje kete nisme ligjore, ndonese nuk paten sukses. Deputetet e opozites ne pamundesi per te kthyer ligjin e qeverise, bojkotuan jo vetem mbledhjet e komisioneve parlamentare, por edhe seancen plenare, ku u be votimi. Pas akuzave te hedhura, te majtet braktisen sallen. Ligji "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore" u votua vetem me 71 vota te mazhorances.