Braçe: Komisionerët e PD-së të mos zvarrisin më numërimin

Partia Socialiste ka akuzuar sërish komisionerët e Partisë Demokratike se po e zvarrisin qëllimisht numërimin e votave në njësinë numër 5. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Erion Braçe theksoi se numërimi i votave tek njësia 5 po zhvillohet tepër ngadalë.
“Numërimi i votave te njësia 5 është tepër i ngadaltë. Berisha dhe mbështetësit e tij të mos e zvarrisin më procesin e numërimit të votave” theksoi Braçe. Ai ka theksuar se çdo vëzhgues çohet në këmbë çdo 30 minuta dhe konteston vota që janë haptasi të ligjshme.
“Ka fund ky proces sepse ka fund durimi i njerëzve, sepse procesi po pengohet haptasi nga hajdutët në qeveri. Sot në mëngjes ju treguam se pesë persona komisionerë të PD, njerëz me precedentë penalë, që i kanë shpëtuar gjykimit të drejtësisë. Mban gradën e nënkomisarit me pistoletë në brez dhe që ka shkuar në qendrën e numërimit për të bërë të fortin”, theksoi Braçe ndërsa pretendon se rezultati në Tiranë do të jetë në favor të PS dhe Edi Ramës.