Topalli Zgjedhjet e 8 majit me te ndershmet dhe me korrektet
"Është thelbësore që opozita të jetë aktive në veprimtarinë parlamentare, jo vetëm në debate, por edhe të marrë pjesë në votim”, tha sot Kryetarja e Komisionit të çështjeve europiane të Parlamentit të Holandës, Gerda Verburg, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit falënderoi deputetët holandezë për mbështetjen e rëndësishme që Holanda i ka dhënë Shqipërisë për heqjen e vizave, sikundër edhe përgjatë gjithë hapave drejt BE-së.
Biseda u ndal në veprimtarinë parlamentare, në reformat legjislative, pjesë e planit të veprimit për anëtarësim në BE, reformat antikorrupsion si dhe në reformat ekonomike.
Kryetarja e Kuvendit e njohu delegacionin me ligje thelbësore të votuara në parlament, pjesë e reformave të mëdha, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e opozitës në votime, veçanërisht për ligjet antikorrupsion, ku veçoi gjykatën administrative apo heqjen e imunitetit të deputetëve.
Duke iu përgjigjur interesit të delelegacionit, Kryetarja e Kuvendit foli mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe hapat e bëra, ndërsa theksoi faktin se vokacioni europian i shqiptarëve është unik dhe përbën motorin e ecjes përpara.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e delegacionit holandez shprehën angazhimin maksimal për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm në nivel parlamentar, por edhe si anëtarë të Bashkimit Europian për të kontribuar në vendimmarrje të rëndësishme për afrimin e Shqipërisë me BE-në.
Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit lokale, Kryetarja e Kuvendit tha se këto zgjedhje ishin më të ndershmet, më korrektet, zgjedhjet me standardet më të larta të zhvilluara në Shqipëri.