E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli, të shtunën në orën 08.00, vendimtare për njësinë nr. 5

“Fletët e votimit të cilat janë konsideruar të kontestueshme, kjo sa i takon problemeve teknike të lëna gjatë shtypjes së fletës në anën e pasme të saj, do të quhen të vlefshme, duke mos dëmtuar shprehjen e vullnetit të qytetarëve”.

Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli, në një intervistë për “Ora News”, ndërsa theksoi se kjo dakortsi është arritur nga të dyja palët.
 

Më tej, Ruli sqaroi se procesi i stopuar prej orësh, do të marrë një start diten e shtunë në orën 08.00, pasi të gjithë ndjehen të lodhur, duke përfshirë ekipet e numërimit, vëzhguesit, por me disa kushte dhe në zbatim të ligjit.
 

Mesa duket, dita e nesërme do të japë verdiktin përfundimtar, ndërsa priten dhe rezultatet e dy proces-verbaleve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›