Gara për Tiranën, pritet të nisë numërimi në njësinë 5

Pritet të nisë numërimi në KZAZ-në 49, në njësinë 5 në kryeqytet pas ndërprerjes së proçesit mbrëmë pas mesnate.
Pas mesnatës, të dyja palët në KZAZ-në numër 49 në njesinë 5, arritën një konsensus për ndërprerjen e procesit të numërimit dhe rifillimin e tij në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Konsensus u arrit edhe për fletët e pretenduara si të pavlefshme me njollë nga shtypshkronja dhe për reduktimin e grupeve të vëzhgimit si nga pala socialiste ashtu edhe nga ajo demokrate.
Ndërkohë kanë mbetur edhe 8 kuti të panumëruara të cilat do të shpallin edhe fituesin e garës për bashkinë më të madhe të vendit.
Sipas gazetarëve të “Ora News” kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 387 vota ndaj kandidatit të “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
Kështu kandidati demokrat Basha ka marrë 122 855 vota ndërsa kandidati socialist Edi Rama ka marrë 122 468 vota.