E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Zgjedhjet e 8 majit, sipas standarteve europiane

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka siguruar përfaqësues të Bundestagut Gjerman, se zgjedhjet e 8 majit do të mbahen sipas standarteve europiane.
 

“Me 8 majin në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet dinjitoze”, është shprehur kryetarja e Kuvendit gjatë takimit me nënkryetarin e Punëve të Brëndshme Frank Hoffman. Duke folur për marrëdhëniet politike mes dy vendeve, znj. Topalli njoftoi vizitën në verë në Shqipëri të kancelares A. Merkel.
 

Ndërsa kanë vlerësuar progresin në sfidat më të rëndësishme që ka shënuar Shqipëria vitet e fundit, deputetë e Bundestagut Gjerman, e kanë cilësuar si të pazakondë bojkotin që opozita i bëri parlamentit.
 

Në ketë takim, palët janë shprehur se do të intesifikohet më tej bashkëpunimi në të gjitha fushat, ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›