Britania e Madhe dëbon dy diplomatë libianë
Ministri i Jashtëm, Uiliam Hejg ka deklaruar se Britania ka dëbuar dy diplomatë libianë për shkak të aktiviteteve që janë në "kundërshtim me interesat e Mbretërisë së Bashkuar".
Njoftimi vjen katër ditë pas dëbimit të ambasadorit të Libisë që pasoi sulmet në ambasadën britanike në Tripoli.
Ambasadori libian Omar Xhelban, u largua nga Britania e Madhe të hënën.