Andrea Mano premton Do te ndertoj nje infrastrukture moderne
Gjallërimi i biznesit dhe kushteve të punës së tij, ka qenë kryefjala e takimit të kandidatit për kryetar bashkie, Andrea Mano, me tregtarët e Tregut të Shumicës së fruta- perimeve, zhvilluar në mëngjesin e ditës së sotme.
“Bashkia, - theksoi Mano, - ia ka lënë rastit zhvillimin e hapësirave të tregtisë. Ajo deri tani, e ka parë biznesin vetëm si burim të ardhurash dhe jo si partner”.
Tregtarët ngritën shqetësimin se, me infrastrukturën ekzistuese, ky treg është larg qytetit dhe tregtarëve të pakicës iu duhet një rrugë e gjatë për të ardhur deri këtu, kjo shton shpenzimet dhe u zgjat kohën e sorrollatjeve të tyre.
Kreu i biznesit të vogël për qytetin e Korçës, Albert Nasto, i parashtroi kandidatit Mano, disa shqetësime që lidhen me informalitetin e lartë dhe taksat e larta.
Në fjalën e tij, kandidati i “Aleanca për qytetarët”, Andrea Mano, falënderoi tregtarët për ekspozenë e qartë që i bënë gjendjes dhe problemeve dhe vështirësive që ndeshin në punën e tyre.
“Biznesi do të jetë një partner i rëndësishëm i Bashkisë së pas 8 majit”, - theksoi ai, - duke e konsideruar Korçën si një qytet për t’u zhvilluar, biznesmenët do të kenë tek unë një përkrahës të përhershëm. E kam thënë edhe para dy ditësh se, taksat do të rishikohen me qëllim uljen dhe shkurtimin e tyre”.
Më pas, Andrea Mano, siguroi tregtarët e Tregut të Shumicës së fruta- perimeve, se krijimi i një infrastrukture moderne dhe shkurtimi i rrugës për të arritur tek ky treg, do të jenë nga prioritetet e para të punës së tij si kryebashkiak.
Edhe në këtë takim, kandidati Andrea Mano, mori sigurinë se në votimet e 8 majit, votat e tregtarëve do të jenë për të.