E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli dënon bastisjen e shqiptarve në Luginën e Preshevës

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dënon me ashpërsinë më të madhe arrestimin, ushtrimin e dhunës, tërheqjen zvarrë si dhe bastisjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga forcat policore të Serbisë, duke i cilësuar këto akte të shëmtuara dhe provokuese si një skenar me motive të pastra politike, me qëllim pengimin e shqiptarëve të marrin pjesë në votime dhe për t'i frikësuar ata që të largohen nga trojet e tyre mijëvjeçare.

Kryetarja e Kuvendit bën thirrje për shmangien e këtyre skenareve të qëllimta të autoriteteve serbe ndërsa shpreh mbështetjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjeve dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës së lirë.

Kryetarja e Kuvendit kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës bazuar në të drejtat dhe liritë e tyre dhe thekson se vokacioni i shqiptarëve është dhe mbetet për një rajon në paqe dhe stabilitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›