Orë kritike në Greqinë e krizës. Zhvillohen zgjedhjet parlamentare
ATHINE - Në Greqi zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që cilësohen si më të rëndësishmet për vendin, pas rrëzimit të diktaturës.
Këto janë zgjedhjet e para politike, që kur Greqia u përfshi nga kriza financiare dhe qeveria që do të dalë prej tyre, do të marrë në duar fatet e vendit, i cili kërcënohet të dalë nga Euro e të hyjë në rrugë pa krye, nëse nuk zbaton reformat e kërkuara nga huadhënësit.
Qendrat e votimit u hapën në ora 7 00 dhe do të mbyllen në orën 19 00.
9 milionë 850 mijë e 802 kanë të drejtën e votës, për të zgjedhur mes 32 partive politike, që garojnë në këto zgjedhje. Faktorë përcaktues të rezultatit të votimeve, pritet të jenë abstenuesit, të rinjtë që votojnë për herë të parë (359 959), gratë (5 079 425), pensionistët si dhe zonat e mëdha si Athina, ku votojnë 1 410 493 persona ose thuajse 1/5 e elektoratit.
Qytetarët grekë janë më të paqartë se kurrë për atë se kujt duhet t’ia besojnë të ardhmen e tyre dhe askush deri sot nuk ka parashikuar dot një rezultat, sadopak të përafërt. PASOK dhe ND konsiderohen nga opinioni si bashkëpërgjegjëse për situatën ku ndodhet Greqia, ndërsa përballë tyre janë vënë disa forca ekstremiste që i premtojnë elektoratit anulimin e memorandumit të masave financiare.
Kreu i PASOK, Evangelos Venizelos tha pasi votoi se "Sot dita më e rëndësishme për vendin pas vitit 1974".
Antonis Samaras deklaroi se "Sot qytetarët grekë votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për stabilitetin, zhvillimin, drejtësinë".
Kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papademos tha pas votimit tha se “kam ardhur për të ushtruar të drejtën time për të votuar. Vota e qytetarëve është momenti kulmor për demokracinë. Ne të gjithë jemi dakord se këto janë zgjedhjet ndoshta më kritike për vendin".
Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19 00 do të publikohen exit poll-et, që krijojnë një ide për orientimin e votës, ndërsa rreth mesnatës, mund të fillojnë të dalin rezultatet e para zyrtare.
Lidhje te tjera Greqi, Reuters: Të pavendosurit përcaktojnë qeverinë