Zgjedhjet e parakohshme, orë vendimtare për Greqinë
Grekët u janë drejtuar sot kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Zgjedhje që konsiderohen si vendimtare për shkak se janë të parat që pas kolapsit ekonomik që përfshiu këtë vend.
Në Greqi, dy partitë kryesorë në vend, Pasok i qendrës së majtë dhe Demokracia e Re e qendrës së djathtë parashikohet të mos fitojnë ndonjë shumicë të qëndrueshme, si pasojë e koalicionit pro-masave të shkurtimit që kanë vendosur në parlament që prej nëntorit
Kreu i PASOK, Evangelos Venizelos tha pasi votoi se “Sot dita më e rëndësishme për vendin pas vitit 1974″. “Ne shpresojmë shumë që njerëzit do të gjykojnë me vetëdije historike, duke llogaritur gjithmonë qetë, me sens të përbashkët shpresë dhe optimizëm për të ardhmen”, tha Venizelos, pas ushtrimit të së drejtës zgjedhore.
Antonis Samaras deklaroi se “Sot qytetarët grekë votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për stabilitetin, zhvillimin, drejtësinë”.
Kryeministri i qeverisë së përkohshme Lukas Papademos tha pas votimit tha se kam ardhur për të ushtruar të drejtën time për të votuar. Vota e qytetarëve është momenti kulmor për demokracinë. Ne të gjithë jemi dakord se këto janë zgjedhjet ndoshta më kritike për vendin”.
9 milionë 850 mijë e 802 kanë të drejtën e votës, për të zgjedhur mes 32 partive politike, që garojnë në këto zgjedhje. Faktorë përcaktues të rezultatit të votimeve, pritet të jenë abstenuesit, të rinjtë që votojnë për herë të parë (359 959), gratë (5 079 425), pensionistët si dhe zonat e mëdha si Athina, ku votojnë 1 410 493 persona ose thuajse 1/5 e elektoratit.
Qytetarët grekë janë më të paqartë se kurrë për atë se kujt duhet tia besojnë të ardhmen e tyre. Parashikohet që forcat ekstremiste të marrin një përkrahje të madhe në këto zgjedhje, pasi ato I kanë premtuar elektoratit anullimiin e memorandiumit të msave të ashpra financiare.