E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kërcënon policin, pranga 34-vjecarit

SHKODER-Një 34-vjecar është arrestuar në Shkodër sepse gjatë shoqërimt në polici kërcënoi një nga efektivët me pengmarrje.

“Dje me datë 05.05.2012 ora 16.30, shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Rrok Sokoli, 34 vjeç, banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkoder’, bën të ditur policia e Shkodrës.
Të njëjtat burime theksojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targe CJ 766 RF, ky shtetas ka kundërshtuar me dhune dhe ka kërcënuar për të marr peng, një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, ku më pas është ndaluar nga forcat e policisë.

Për rastin në fjalë u kryen veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Vladimir Sokoli do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundershtim me dhunë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›