Matura ministri i Arsimit Tafaj shperndan diplomat ne Kamez
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj, në një ceremoni të organizuar në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Bashkinë e Kamzës, u ka shpërndarë diplomat maturantëve të shkollave të mesme.
Duke përshëndetur pjesëmarrësit, ministri Tafaj e ka vlerësuar si mjaft të suksesshme reformën arsimore.
Sipas ministrit Tafaj, pajisja për herë të parë e maturantëve me “Diplomë të Maturës”, është një tregues konkret i suksesit të këtyre reformave.
Rreth 80% e maturantëve të diplomuar në shkollat e mesme të Bashkisë së Kamzës pritet të vazhdojnë studimet në universitetet publike dhe private në vend.