E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli inauguron sallen e re te Kuvendit Kaluam nje stres te madh

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli inauguroi dje seancen e re te Kuvendit pas nje konstruksioni total prej 1 muaji qe i ndryshoi asaj pamjen teresisht. Salla e re ne forme ovale e pajisur me kushte e sherbime te mira u cilesua nga Topalli si nje ndryshim rrenjesor qe kerkon Kuvendi i cili tashme do te kete nje ngjashmeri me Parlamentin Europian. Une e kam kuptuar stresin qe ka pasur administrata. Dua te jem e sinqerte edhe une kam qene ne nje stres te madh se si mund te behej e mundur qe vetem brenda muajit gusht te ndryshohej cdo gje ne kete salle te seances plenare tha Topalli. Ajo u shpreh se kjo salle e re do te marre vendime historike dhe do te mbetet deshmitare e nje vendimi te rendesishem ne kete vjeshte sic eshte ai i liberalizimit te vizave. Do jeni deshmitare te nje prej vendimeve jetike qe do te merret ne javet qe vijne do jeni deshmitare te levizjes se lire te shqiptareve vendim qe do te mbetet ne historine e ketij kombi. shte endrra e ketij kombi do te jeni deshmitare te vendimeve te tjera te rendesishme. Padyshim qe ishte nje inkurajim opinioni qe dje Komisioni Europian dha jo vetem per plotesimin e kerkesave qe vendi jone i kishte si detyrim por ne menyre te vecante per progresin e mire qe Shqiperia ka bere edhe gjate kesaj periudhe ne luften kunder krimit te organizuar ne luften kunder korrupsionit ne arritjen e standardeve tha ajo. Perpara medias Topalli shtoi se une e di se do te kete perseri veshtiresi une e di se do te kete perseri njerez te cilet do te perpiqen te behen pengese per te arritur reforma te tjera dhe per ta bere kete vend nje vend anetar te Bashkimit Europian. Kryetarja e Kuvendit tregoi edhe detajet teknike te punimeve ne sallen e Kuvendit. Ajo tha se eshte bere konfigurimi heqja dhe rivendosja e tryezave sistemit elektronik i cili eshte sistemi me modern qe ekziston sot ne Europe. Ka gjashte procese ka audio video ka eeb ka perkthimin simultan ka votimin elektronik si dhe finger-print shenjat e gishtit qe nuk e kane parlamentet e tjera. Firma projektoi qe ta hiqte dhe pastaj ta rivendoste kete sistem me rikonfigurimin e gjithe salles plenare shtoi Topalli. Per rikonstruksionin e salles se seancave plenare punuan mbi 200 punetore dhe gjashte inxhiniere ne te shumten e kohes me tri turne per te perfunduar ne afat sallen e re te Kuvendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›