Zbardhet letra e Patozit per PS

PD kerkoi nisjen e hetimit nderkohe qe Kushtetuesja te vendose per fletet
Letra
Maxhoranca eshte plotesisht e hapur te bashkepunoje me opoziten dhe e gatshme te zbatojme se bashku me ju dhe me perpikmeri rezoluten e Parlamentit Europian duke e konsideruar ate si interesin me te mire te vendit. Ndaj dhe dua tju siguroj se ne jemi gati te votojme bashkerisht cdo vendim marreveshje ligj apo procedure ne perputhje me frymen e ketij dokumenti. Gjithashtu dua te theksoj edhe nje here se ne Shqiperi ekzistojne te gjitha procedurat ligjet dhe institucionet per te bere ne perputhje me Kushtetuten transparencen e plote te cdo dokumenti apo procesi ne kete vend perfshire ketu edhe ate te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Ne kete kontekst me lejoni edhe nje here qe te perseris oferten e paraqitur nga ana ime ne emer te maxhorances.
Maxhoranca eshte plotesisht dakord per
1- Amendimin e vendimit nr. 25 te dt. 19.3.2010 per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
ose
2-Ngritjen nga e para te Komisionit Hetimor Parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit me nje vendim te ri te Parlamentit ne perputhje me ligjin nr. 8891 date 2.5.2002 Per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare te miratuar ne kohen kur qeveriste Partia Socialiste.
Ne jemi dakord qe ky komision te kryesohet nga opozita dhe te perbehet sipas percaktimit te ligjit te mesiperm.
Ne biem dakord qe opozita te kete shumicen ne cdo votim ne kete komision dhe kjo te realizohet ose duke terhequr me vendim Parlamenti dy anetare te mazhorances nga Komisioni Hetimor pas zgjedhjes se tyre sipas ligjit ose duke i dhene tri vota Kryetarit te Komisionit po me vendim Parlamenti.
Komisioni Hetimor Parlamentar te kete per objekt hetimi materialet zgjedhore si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet pervecse ceshtjeve per te cilat ka vendime gjykate.
Pertej ketyre maxhoranca eshte gjithashtu dakord qe
Opozita te kete te drejte ekskluzive per hartimin e te gjitha amendamenteve per zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODHIR per zgjedhjet e ardhshme. Dhe Parlamenti do ti votoje ato teresisht pasi te jete marre edhe opinioni i OSBE/ODHIR-it ose i Komisionit te Venecias.
Po ne kete fryme ne do te mirepresim te gjitha amendamentet tuaja per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar me 3/5.
Ne propozimet tuaja ju kerkoni qe Komisioni Hetimor te nise shqyrtimin e materialeve te votimit nderkohe qe kembengulni ne rinumerimin e fleteve te votimit dhe per kete doni qe KQZ pasi te vecoje materialet zgjedhore dhe ti dergoje ato ne arkiv te mos djege fletet e votimit sic percaktohet ne nenin 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Pra me fjale te tjera kerkoni haptas qe te mos respektohet neni 178 pika 6 i miratuar me konsensus te plote nga te dyja partite tona politike. Ju insistoni ne kete qendrim edhe pasi zoti Rama me date 22 maj 2010 deklaroi ne konference shtypi se nuk e pranon piken 6 te nenit 178. Maxhoranca mendon se zbatimi i ligjeve dhe funksionimi i shtetit ligjor eshte nje nder kushtet themelore te respektimit te kritereve te Kopenhagenit dhe funksionimit te demokracise ne vende te lira.
Po keshtu sic dihet vendimi i Gjykates se Apelit nr. 8 date 22.7.2009 ne te cilin kjo gjykate rrezoi kerkesen tuaj per rinumerimin e votave eshte i prere dhe perfundimtar. Sikunder vendime te Gjykates Kushtetuese si vendimi nr. 18 i vitit 2003 i plotesuar nga vendimet 26 2006 20 2007 dhe 22 2010 percaktojne qarte se keto komisione ne objektin e tyre te hetimit nuk mund te hetojne ceshtje te juridiksionit te gjykatave dhe se duhet te respektojne ndarjen e pushteteve. Por nga ana tjeter vendimi i Gjykates se Apelit per rinumerimin e votave mund te ankimohet ne Gjykaten e Strasburgut. Nje gje e tille iu rekomandua opozites shqiptare nga OSBE/ODIHR-i ne Raportin e tij Perfundimtar ne zgjedhjet shqiptare te vitit 2001. Po keshtu ju dispononi te gjitha mundesite ligjore per tju drejtuar Gjykates Kushtetuese qe kjo e fundit ne rast se e gjykon te arsyeshme ti drejtohet Komisionit te Venecias per te interpretuar vendimet nr. 18 2003 29 2006 20 2007 dhe 227 2010 te saj mbi objektin e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ne e vleresojme faktin qe ju pranoni qe Gjykates Kushtetuese ti drejtohen duke zbatuar proceduren kushtetuese. Por nderkaq propozimi juaj qe Gjykates Kushtetuese ti caktohet 10 dite afat nga Parlamenti per te vendosur per tju drejtuar ose jo Komisionit te Venecias dhe me pas pertej ketij afati Komisionit te Venecias ti drejtohen Parlamenti Kryetari i Parlamentit Presidenti apo Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes bie ndesh me parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve. Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane te prera dhe perfundimtare. Per interpretimin e tyre Komisionit te Venecias mund ti drejtohet ne rast se e gjen te arsyeshme vetem Gjykata Kushtetuese dhe asnje nga pushtetet tjera sikunder Parlamenti ne asnje rrethane nuk mund ti caktoje afate kohore Gjykates Kushtetuese per shqyrtimin e ceshtjeve te caktuara. Kushtetuta e vendit dhe ligji i garantojne kesaj gjykate pavaresi nga pushtetet e tjera.
Prandaj dhe mendojme qe ju te keni te gjithe kohen e nevojshme per te qartesuar ne rruge kushtetuese dhe gjyqesore kerkesen tuaj per rinumerimin e votave dhe jo te kerkoni moszbatimin e ligjit zgjedhor.
Ne propozojme qe sapo te mblidhet Parlamenti te ngreme Komisionin e ri Hetimor Parlamentar dhe nderkohe qe ju zgjidhni me rruge kushtetuese gjyqesore ceshtjen e rinumerimit te votave ky komision te shqyrtoje nje nga nje mbi 10 ceshtjet e tjera qe ju ne letren tuaj pretendoni se duhet te hetohen.
Ju ne propozimin tuaj shprehni qe numerimi i fleteve te votimit te jete i pjesshem me qellim qe te mos ndryshoje rezultati. Ne kete kontekst dua tju rikujtoj se maxhoranca eshte e gatshme pasi ju te merrni nje vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias per rinumerimin e votave te rinumeroje cdo flete votimi dhe te ndryshoje cdo rezultat me kushtin e vetem qe te respektohen parimet themelore kushtetuese te respektohen institucionet si kritere kryesore te Kopenhagenit.