E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Partite te angazhohen per realizimin ne kohe te reformes zgjedhore

Realizimi në kohë i reformës zgjedhore sipas standardeve të kërkuara nga OSBE/ODIHR, e cila lidhet me procesin e integrimit të vendit, dhe duke iu përmbajtur transparencës dhe barazisë së votës ka qenë kryefjala e deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të LSI-së Luan Rama. Ai i ka bërë thirrje partive politike që të jenë të angazhuara për të përfunduar në kohë reformën zgjedhore me qëllim që zgjedhjet e viti 2013 të jenë plotësisht në përputhje me interesat vendit, ndërsa theksoi angazhimin dhe kontributin e LSI-së në funksion të interesave të vendit.
“Duke qenë koherente dhe në unison me partnerët ndërkomëbatarë, të cilët kanë theksuar domosdoshmërinë për të mos i shtyrë më çështjet e reformës zgjedhore, LSI është kontributore e rëndësishme dhe shpreh angazhimin e saj në gjithçka që lidhet me plotësimin e 12 kushteve të BE-së dhe që janë rruga nëpër të cilën duhet të shkojë politika shqiptare për të mbërritur tek meritimi i ftesës për në BE”-deklaroi Luan Rama.
Ndërkaq sekretari i LSI-së u shpreh se çështjet e integrimit nuk janë vetëm të mazhorancës, por që lidhen dhe duhet të preokupojnë të gjithë shoqërinë shqiptare dhe nga kjo pikëpamje-tha ai çdo akt që dëshmon seriozitet është jo vetëm i mirëpritur për LSI-në por edhe i domosdoshëm, ndërsa e cilësoi votimin ligjit për gjyaktën administrative si një akt që tregoi pjekuri politike në interes të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›