E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me studentet ne universitetin Luigj Gurakuqi Kemi ndryshuar Shkodren

Iu rikthye universitetit ku studioi në rini, për t’iu treguar studentëve ndryshimet mes qeverisjes socialiste dhe asaj demokrate.

“Në vit buxheti për bashkinë e Shkodës ishte vetëm 80 mijë euro nga shteti, nga pushteti i socialisëve. E dini sa janë investuar gjatë kësaj periudhe, gjatë 8 viteve në qarkun e Shkodrës? Investime publike dhe private; 520 milionë dollarë”

Për kryeparlamentaren investimet kanë ndryshuar Shkodrën.
“Nga këto miliona dollarë nga buxheti i shtetit dhe nga marrëveshjet që janë miratuar në qeveri dhe në parlamentin e Shqipërisë janë 104 shkolla te rikonstruktuara, 26 shkolla të reja tërësisht. Janë bërë 890 km rrugë rurale, nacionale dhe urbane, janë ndërtuar 70 ujësjellësa. E dini sa para janë subvencionuar për bujqësinë, dhe sa hektarë janë mbjellë në zonën e qarkut të Shkodrës? Plot 2000 hektarë ullishte, arrore, bimë medicinale etj”

Jozefina Topalli u tha studentëve se në planin urban të zhvillimit të qytetit është projektuar ndërtimi i një kampusi të ri universitar, pranë liqenit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›