Majko komenton ne Facebook fushaten djathtas te 3 ish socialisteve

Prezenca e tre ish-socialistëve në radhët e demokratëve gjatë ceremonisë që hapi zyrtarisht fushatën elektorale të selisë blu, ka ngjallur edhe reagimin e Pandeli Majkos. Deputeti i qarkut të Korcës që këtë herë garon në Tiranë, ka gjetur edhe slloganin për fushatën e ish-kolegëve të tij: “Oh sa mirë me qenë tradhtar!”. Një fjali turpëruese, e quan Majko, që tregon mjerimin e politikës. Duke komentuar kalimin në krahun e djathtë të Kastriot Islamit, Gjovalin Kadelit dhe Asllan Dogjanit, ish-kryeministri socialist shkruan se “paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e "supës" së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit”. Në fund të komentit të tij, Majko shpreh respektin për të gjithë kolegët e djathtë e të majtë që i qëndrojnë besnikë vetvetes dhe historisë nga vijnë.