E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Berlin, takim me Lamert

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, eshte takuar ne Berlin me kryetarin e Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, ku teme kryesore e takimit ishte pershpejtimi i vendimarrjes se Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave.

Ne biseden me kryetarin e Bundestagut, Kryetarja e Kuvendit u perqendrua kryesisht ne angazhimin e institucioneve shqiptare per heqjen e vizave si nje objektiv qe, sic u shpreh zonja Topalli, i ka ardhur koha per t’u vene ne jete.

Kryeparlamentarja shprehu shpresen dhe besimin se Gjermania, ashtu sic beri me anetaresimin e vendit ne NATO dhe ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, do ta mbeshtese Shqiperine edhe ne heqjen e vizave per qytetaret e saj.

Ne njoftimin zyrtar te Kuvendit thuhet se ceshtja e vizave, eshte nje nga prioritetet kryesore te axhendes se zonjes Topalli edhe gjate vizites zyrtare ne Stokholm, ku pritet te takohet me autoritetet me te larta suedeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›