Topalli ne Diber prezanton kandidatet, sulmon Ramen
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ne kuader te turit Shqiperia po ndryshon vizitoi dje tri komuna te Dibres, ne Maqellare, Kastriot dhe Fushe Aliaj. Ne fjalen e saj perpara banoreve te ketyre komunave Topalli theksoi se mazhoranca ne mandatin e saj te pare ka bere nje transformim te paimagjinueshem te vendit. "Sot kemi nje Shqiperi qe eshte shpallur me qeverine e saj si kampione ne luften kunder korrupsionit. Sot kemi nje Shqiperi qe ka nje imazh tjeter, sot jemi ne NATO. Sot jemi shume afer BE-se", deklaroi Topalli ne fjalen e saj. Nenkryetarja e PD-se theksoi se ne zgjedhje, perballe mazhoranca ka modelin e nje politike korruptime qe perfaqesohet nga 15% qe merr kryetari i Bashkise se Tiranes, kandidati i PS-se per kryeminister, Edi Rama.