E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore: Konsullata lehteson vizat per biznesin

Me shume se 80 biznese vlonjate qe kane xhiron me te madhe tregtare me Italine, nuk do te kene nevoje per te vendosur datat e takimeve per pajisje me vize apo procedura te tjera nepermjet Call centerit te Konsullates, por do te kene nje zyre te posacme, prane ketij institucioni. Ky lajm eshte bere i ditur dje nga konsulli italian i vendosur ne qytetin e Vlores Sergio Strozzi, ne nje takim me kryetarin e deges se tatimeve Gent Hamzaraj, si dhe ate te dhomes se tregtise, Edmond Leka. Sipas konsullit Italian Konsullata e Pergjithshme e Italise ne Vlore, ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te tatimeve dhe dhomen e tregtise dhe Industrise Vlore, me objektivin e rritjes se marredhenieve tregtare mes jugut te Shqiperise e Italise dhe Lehtesimit te vizave per sipermarresit qe tregtojne me shume me Italine eshte aktivizuar nje "Sportel per viza biznesi Shqiperi-Itali ". O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›