Topalli në Francë, merr pjesë në samitin e kryeparlamentarëve
Tiranë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Toalli, ka zhvilluar sot një vizitë në Francë, ku ka marrë jesë në Samitin e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun.
Topalli dhe pjesëmarrësit në këtë Samit diskutuan dhe vendosën për nxitje të zbatimit të projekteve të përbashkëta në këtë kohë sfidash për politikën dhe ekonominë globale.
Ata diskutuan për gjetjen e zgjidhjeve për ti dhënë shtysë projekteve në infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik mes vendeve të Mesdheut.
Në deklaratën e tyre ata tthanë se 2013-a duhe të jetë viti i realizimit konkret të këtyre projekteve, në këtë kohë plot sfida ekonomike për t’iu përgjigjur interesave të përbashkëta me veprime të përbashkëta në të dy anët e Mesdheut.
Në fjalën e saj në Samit, kryeparlamentarja prezantoi ecurinë pozitive ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare. Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, çështje e cila diskutohet edhe në këtë samit, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar një model suksesi për ekonomi të tjera.
Ky është Samitit i parë i Kryetarëve të parlamenteve për Bashkimin e Mesdheut. Është filluar ky proces nga krerët e shteteve dhe të Kryeministrave pesë vite më parë, me nismën e Presidentit francez Sarkozy, ku merrnin pjesë të gjithë kryeministrat, si dhe Kryeministri i vendit tonë. Shqipëria është anëtare e procesit të Barcelonës. Por kjo është hera e parë që në një nivel parlamentesh, mbi 42 kryetarë parlamentesh të gjitha vendeve anëtare të BE-së, vendeve të Europës, por edhe të gjitha atyre vendeve që janë në pjesën jugore të Mesdheut, të bëhet një Samit të këtyre përmasave për të diskutuar sfidat e viteve të fundit mbas ngjarjeve që kanë ndodhur në botën Arabe,- tha Topalli.