Koreja e Jugut: Veriu po bëhet gati për testin e katërt bërthamor (FOTO)
Kore- Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për një provë bërthamore të katërt, thonë zyrtarët e Koresë së Jugut që citohen nga agjencia britanike e lajmeve BBC.
Ministri i Unifikimit në Kore të Jugut, Ryoo Kihl-jae tha se ligjvënësit atje kanë “shenja” të aktivitetit në rritje në faqen kryesore bërthamoren të testit në Veri.
Një gazetë citon edhe zyrtar të Koresë së Jugut që konfirmon një aktivitet të ngjashëm me testin e tretë në Veri, që u realizua më 12 shkurt.
Kjo vjen në mes të retorikës së rritur të Koresë së Veriut në javët e fundit kundër SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.
Zoti Ryoo nuk dha hollësira mbi inteligjencën specifike.
Por kur u pyet në lidhje me një raport të lajmeve se Koreja e Veriut kishte rritur aktivitetin në faqen e saj të nëndheshme atomike, ai tha se “janë shenja të tilla”.
Kombet e Bashkuara vendosen sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut muajin e kaluar, pas testit të tretë të saj bërthamor. Pheniani u përgjigj duke rrit retorikën e zemëruar, duke përfshirë edhe kërcënime për të përdorur armë bërthamore dhe rifillimin e reaktorit të saj bërthamor.
Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se forcat e armatosura të vendit janë urdhëruar për të sulmuar çdo raketë të Koresë së Veriut që prek territorin e saj.
Gjatë fundjavës, SHBA-të anuluan një testtë planifikuar të raketave balistike, duke përmendur shqetësimet se kjo mund të keqinterpretohet nga Pheniani.
Dorina Bilbili/IDEA/