E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Indi diskutime mbi forcimin e marredhenieve dhe Nene Terezen

Indi 21 dhjetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne Indi per nje vizite dyditore me ftese te homologes se saj Meira Kumar. Kjo eshte vizita e pare e nje Kryetari te Parlamentit shqiptar ne Indi dhe vizita e pare e nje niveli kaq te larte ne kete vend.

Sipas nje njoftimi te zyres se shtypit te Kuvendit ne qender te takimeve do te jene intensifikimi i marredhenieve ndermjet dy parlamenteve ngritja e Grupeve te Miqesise si ura lidhese dhe lobuese per forcimin e marredhenieve ndermjet dy vendeve tona.

Marredheniet tradicionale me Indine mbeshteten edhe nen emrin e humanistes shqiptare Nene tereza e cila jeten e saj ne sherbim te njerezimit e ushtroi kryesisht ne ne Kalkuta te Indise nga ku mori edhe emrin Nene Tereza e Kalkutes.

Sikunder ben te ditur zyra e shtypit e Kuvendit edhe vepra e Nene Terezes apo ideja e rikthimit te eshtrave te saj e hedhur para disa muajsh nga shteti shqiptar do te jene pjese e bisedimeve midis delegacioneve zyrtare.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›