E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Kukes: Me 28 Qershor, nje fitore e dyte

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj me grate duke u ndalur ne Kukes ku ka permendur vlerat e rruges qe lidh shqiptaret. "Kryetari i bashkise se Tiranes erdhi ne Kukes, por nuk shkoi te rruga. Erdhi ne Kukes, por nuk foli nje fjale te mire per rrugen. Erdhi ne Kukes dhe vazhdoi te hidhte balte mbi ate qe eshte kryevepra jone. Balte mbi ate qe eshte krenaria jone. Balte mbi ate qe eshte tuneli i shqiptareve. Qe eshte tuneli i bashkimit, qe eshte rruga e bashkimit, qe eshte rruga e afrimit", ka qene kryefjala e Topallit, ne akuzat ndaj kreut socialist, Rama. Sipas saj, ne 8 vjet e neperkemben, e nenvleresuan dhe pastaj e vodhen. E vodhen me te gjitha taksat qe moren per kete rruge. Sipas saj, kur rruga filloi, ata filluan te villnin vrer. Pastaj, helm. Pastaj, cdo dite balte, balte, balte pa fund. Kjo rruge ka lidhur malet. Kjo rruge ka tundur token. Kjo rruge na ka bashkuar te gjithe ne shqiptareve. Ne shqiptareve ne Shqiperi, ne shqiptareve si komb, ne shqiptareve ne Ballkan. "Kjo rruge e ka emrin Sali Berisha. Rruga qe bashkon vendin eshte rruga e te gjithe shqiptareve, eshte rruga jone, eshte e ardhmja jone", tha, Topalli, duke shprehur besimin se me 28 qershor do te kete nje fitore te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›