E Diel, 1 Nëntor 2026

Minarolli: Emigrante, votoni me 28 qershor

Ambasadori shqiptar ne Greqi, Vili Minarolli u ka bere thirrje te gjithe emigranteve shqiptare te kthehen te votojne ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit. Minarolli kerkoi nga emigrantet te aplikojne per karta identiteti dhe pasaportat biometrike, pasi, sic tha ai, ato do t'u mundesojne te gjithe shqiptareve qe punojne e jetojne ne shtetin grek, levizjen e lire. Per te eshte shume e rendesishme qe kjo shtrese e popullsise, e cila ka nje kontribut te jashtezakonshem ne ecjen para te vendit, duhet me patjeter qe te hedhe voten e tij per ate qe mendon, duke e vleresuar kete si nje kontribut per vendlindjen e tyre, Shqiperine, dhe nje pjesemarrje ne jeten politike dhe ecurine e demokracise ne vend. Deklarata e ambasadorit shqiptar u be gjate nje takimi me emigrante shqiptare qe punojne ne sektorin e ndertimit. Sipas statistikave, ata perbejne 95 % te punetoreve ne kete sektor ne shtetin fqinj dhe jane autore te shume veprave te rendesishme ne historine e kulturen greke. Firma te shumta ndertimi u kane besuar mjeshtrave shqiptare rregullimin e kalldremit ne nje nga rruget me te njohura per te gjithe Athinen por edhe per turistet nga mbare bota e po ashtu edhe te rruges perreth muzeut me te ri te Greqise, ku do te ekspozohen te gjitha thesaret e lashtesise greke. Pikerisht nje takim te tille ka shfrytezuar Minarolli per te bere thirrje ne drejtim te emigranteve qe te votojne me 28 qershor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›