E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, perurime rrugesh ne zonen e Korces

Gjate turit ne juglindje te vendit, kryeministri Berisha ka zhvilluar takime me banore te komunes se Vreshtasit dhe Voskopit ne rrethin e Korces. Ne komunen Vreshtas kryeministri ka peruruar perfundimin e punimeve te rruges qe lidh Podgorien me Vreshtasin,me gjatesi 2.4 km dhe vlere prej 22.4 milion leke. Ai shpreh para banoreve te kesaj zone, se gjate kater viteve te qeverisjes se tij,investimet per kete komune kane qene 484 milion leke, ndersa gjate mandatit 8 vjecar te socialisteve, investimet kane qene vetem 64 milion leke. Ne tha Berisha, jemi te bindur se pa urbanizimin e te te gjithe fshatrave, pa ndertimin e rrugeve dhe ujesjellesve, nuk mund te kete zhvillim te Shqiperise. "Ne nuk duam, qe nje pjese e vendit te jete e urbanizuar dhe tjetra jo. Para 4 vitesh, ne e dinim se sfida jone me e madhe, do te ishte urbanizimi dhe nxjerrja e vendit nga gjendja e rende. Dhe fale ketyre investimeve sot komuna e Vreshtasit ka pesuar ndryshime ne rruge, ujesjelles, shkolla te reja dhe qendra shendetesore", deklaroi Berisha. Ai ka bere edhe nje premtim para ketyre banoreve, duke u shprehur se qeveria qe ai drejton do te financoje te gjitha projektet e kesaj komune. Dua t'ju siguroj, u shpreh kryeministri, se ne programin tim dhe axhenden time, nuk ka asgje tjeter me te rendesishme se sa interesat tuaja. Nderkohe dhe ne Korce ai nuk ka munguar te sulmoje kryesocialistin Rama dhe t'i beje thirrje te jape doreheqjen qe te perballet me te.

Rruga

Berisha ka prere shiritin e fillimit te punimeve ne rrugen Voskop-Voskopoje,me gjatesi 19 km dhe fond prej 600 milion leke. Ai tha se ndertimi i kesaj rruge do ta ktheje Voskopojen ne qendren turistike me terheqese te juglindjes, e cila ofron per turistet jo vetem natyren e rralle alpine,por edhe nje trashegimi te mahnitshme kulturore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›