E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, ne Letoni per korrupsionin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u nis dje drejt Letonise per te zhvilluar nje vizite zyrtare, dy ditor, me ftese te homologut te saj letonez, Gundarz Daudze. Gjate kesaj vizite Topalli do te te zhvilloje nje seance degjimore me Komisionin e mbrojtjes, Politikes se Jashtme dhe Komisionin e Parandalimit te Korrupsionit ne Parlamentin letonez. Sipas zedheneses se kryetares se Kuvendit, Topalli do te zhvilloje nje takim te vecante edhe me Presidentin e Letonise, Valdis Zatlers. Po keshtu kryeparlamentarja Topalli dhe delegacioni parlamentar do te priten ne takim edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Vinets Veldre.
Letonia eshte vendi i pare qe ratifikoi MSA-ne Shqiperi-BE dhe nder te paret qe njohu shtetin e ri te Kosoves. Ne takimet me kreret me te larte te Letonise pritet te diskutohet mbi proceset integruese te Shqiperise ne BE dhe NATO si dhe mbi bashkepunimin dy dhe shume palesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›