PDK: Opozita te ndihmoje per liberalizimin e vizave me BE-ne
Partia Demokristiane i ben thirrje partive opozitare te bashkepunojne me mazhorancen per ecur me shpejtesi ne procedurat e liberalizimit te vizave me vendet e BE-se. Sekretari per marredheniet Nderkombetare ne PDK, njekohesisht zv/ministri i Integrimit, Zef Bushati pershendeti hapjen e diskutimeve mes Shqiperise dhe Komisionit Europian ne heqjen e vizave. Por sipas Bushatit, duket qe edhe opozita te jete pjese ne kryerjen e detyrave qe KE i ka vendosur Shqiperise per lehtesimin e vizave.
"Ne vleresojme si shume te rendesishme klimen e dialogut pozite-opozite dhe bashkepunimit politik e cila duhet te mbizoteroje ne Shqiperi, me synim kryerjen e suksesshme te reformave dhe sfidave integruese per anetaresim ne NATO, dhe me pas ne Bashkimin Evropian", - deklaroi zv/ministri i Integrimit, duke kerkuar bashkepunim per reformat.
Ne kete kuader, sipas Bushatit, shembulli i bashkepunimit te forcave politike per reformen ne drejtesi duhet te shtrihet edhe ne fusha te tjera te rendesishme dhe ne reformat qe kerkon anetaresimi. "Bashkepunimi duhet te vazhdoj nje sere reformash dhe ndermarrjesh te tjera si, lufta kunder krimit te organizuar, prostitucionit, droges, kontrabandes dhe korrupsionit, kontrollit te kufijve si dhe luften kunder emigracionit ilegal", deklaroi Zef Bushati ne nje konference per shtyp. Perfaqesuesi i PDK-se, vleresoni punen e qeverise ne pergatitjet per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaportat biometrike, si punen per krijimin e regjistrit elektronik te Gjendjes Civile. Zv/ministri i Integrimit u shpreh optimist per levizjen e lire te shqiptareve ne Evrope ne vitin 2009.
Pak dite me pare zevendespresidenti i Komisionit Europian, Franko Fratini zhvilloi ne Tirane nje vizite zyrtare ku i konsideroi te hapura bisedimet mes Shqiperise dhe BE-se per liberalizimin e vizave. Sipas numrit dy te KE-se, shqiptareve do t'u mundesohet levizja e lire ne momentin kur dokumentet e tyre te identifikimit te jene te nje sigurie te larte dhe kur te eliminohet dukshem kriminaliteti ne vend.