Thaci: Kosova po demokratizon Serbine
Pavaresia e Kosoves po demokratizon edhe Serbine dhe hapi i duhur qe duhet te beje ky vend eshte qe te njohe zyrtarisht shtetin me te ri te botes. Deklaraten e beri dje kryeministri Hashim Thaci gjate ceremonise se vendosjes se pllakates me mbishkrimin "Mireserdhet ne Republiken e Kosoves", ne kufirin qe lidh Kosoven me Serbine, ne Merdare. "Politika shteterore e Kosoves eshte politike e fqinjesise se mire, respektit ndaj paqes dhe stabilitetit", - vleresoi kryeministri Thaci, ndersa bente zbulimin e pllakes per mireseardhje ne Kosove. Kreu i qeverise kosovare, qartesoi se pllaka e vendosur ne kufi simbolizon te kaluaren dhe te ardhmen e Kosoves.
Gjate deklarimeve per mediat e pranishme, kryeministri Thaci u ndal ne zhvillimet me te fundit ne Serbi ku qeveria ra duke konsideruar se deshtoi ne perpjekjet per te mbajtur Kosoven ne territorin juridik serb. "Zhvillimet historike dhe vendimtare qe ka marre Kosova, gjithmone kane ndikuar ne demokratizimin e Serbise", vleresoi Thaci. Ne kete pike ai permendi dhe vitin 1999, "kur eshte larguar ushtria, policia dhe administrata e Serbise nga Kosova dhe ka filluar renia e Sllobodan Milloshevicit". "Edhe tani, me pavaresimin e Kosoves, ka rene edhe Koshtunica, mentaliteti i se kaluares se Serbise", - shtoi kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci duke shprehur edhe shpresen se "duam te besojme se do te jete keshtu".
Ketu Thaci leshoi dhe apelin per Beogradin zyrtar qe te njohe Kosoven. "Njohja e kufirit nga Serbia eshte veprim me domethenie per njohjen e se ardhmes evropiane te Serbise", nenvizoi kryeministri, duke shtuar: "Edhe Serbia edhe Kosova, si dy shtete te vecanta do te jene pjese Bashkimit Evropian dhe NATO-s". Sakaq, Thaci u angazhua per liberalizimin, demokratizimin dhe hapjen e kufijve ne rajon. "Politika shteterore e Kosoves eshte politike e fqinjesise se mire, e respektit, e paqes dhe stabilitetit. Kjo pllake simbolizon pllaken shteterore te kufirit te shtetit me te ri, te Kosove, qe ndan te kaluaren me te ardhmen, izolimin me hapje te perspektives per integrim" kumtoi shefi i qeverise kosovare.
Nderkaq, Kryeministri Thaci kujtoi edhe nje here se "teresia tokesore e Kosoves eshte e pacenueshme dhe e garantuar". Ky qendrim eshte perseritur ditet e fundit edhe nga autoritetet nderkombetare, pas vleresimeve se zhvillimet ne veriun e vendit te banuar me shumice serbe jane perpjekje per te krijuar nje vije ndarese te Kosoves. Beogradi dhe serbet lokale reaguan me zemerim ndaj shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne veriun e vendit jane mbajtur protesta te perditshme kunder vendimit te Prishtines. Ndersa disa vendkalime kufitare ishin skene e protestave te dhunshme.