Durrës, një 14-vjeçar i humbur prej 5 ditësh
DURRËS- Ishte larguar nga banesa 5 ditë të shkuara por prindërit kanë denoncuar në polici vetëm të martën pas dite.
Me datën 2 dhjetor rreth orës 1800 në Komisariatin e Policisë Shijak ka depozituar kallëzimin e tij Preng LLeshi 52 vjeç nga Puka, banues ne Fshatin Ishëm të Durrësit. Sipas deponimit të tij rezulton se djali i tij 14 vjeçar Pal Lleshi, është larguar nga banesa qe më date 27 nëntor dhe familjaret nuk dine asgjë për vendndodhjen e tij. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur ndonjë problem me djalin e tyre. I mituri pasi kishte përfunduar shkollën 8 vjeçare nuk kishte vijuar më tej.
Komisariati i Policisë Shijak ka bërë menjëherë shpalljen ne kërkim për “Largim nga banesa”Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Durrës.
Javën që shkoi një tjetër i mitur u largua nga banesa dhe u gjet pas 7 ditësh në Vlorë.
(O.Zh/ BalkanWeb)