E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thyhet dhe grabitet makina e deputetit Marko Bello

Policia bëri me dije se janë grabitur disa sende personale.

Automjeti ndodhej në garazhin e një palli në lagjen e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, ku sipas të dhënave të policisë, janë dëmtuar edhe garazhet e dy automjeteve të tjera. Mësohet se makinës së Bellos i është thyer xhami i pasëm. Makina ka targat TR 40 02M. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e këtij akti. /Start/

                                                                                             2012-02-15 15:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›