E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Shkodër, përkujton 14 janarin, rrëzimin e komunizmit

Qyteti i Shkodrës ka përkujtuar sot 14 janarin e vitit 1990, keëtë datë të shënuar, e cila i dha hov lëvizjeve antikomuniste në vend, ndërsa qytetarë te shkodres, nxenes dhe studente do te rrezonin, bustin e stalinit te vendosur ne qender te qytetit të Shkodrës.

E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i ka cilësuar si heronj të gjithë ata që morën pjesë në ato demostrata kundër regjimit komunist në vend.
 

Plot 22 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qëndër të qytetit dhe për disa orë me rradhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti.

Po kështu ajo demostratë e 14 janarit të vitit 1990, tundi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB jugosllave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›