Tiranë, pranga 10 personave për vjedhje
Pas një operacioni të suksesshëm të komisariatit nr. 1 të Policisë në Tiranë është bërë i mundur identifikimi i një grupi hajdutësh të cilët gjatë fundit të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 kanë kryer një sërë vjedhjesh të kategorive të ndryshme në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar 10 persona ndërkohë që disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka mundur të sekuestroj dhe disa nga gjërat e vjedhura të cilat do të përdoren si prova materiale.