E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Slloveni, kërkon përkrahje për statusin

Jozefina Topalli me Grego Virant

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni, ku është takuar me homologun e saj, Grego Virant. Kryeparlamentari i Sllovenisë, ka vlerësuar këtë vizitë të Topallit si kontribut në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Topalli, duke shprehur falënderim për mbështetjen drejtë integrimit në BE, ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në proceset e mëtejshme.

Jam në këtë vizitë zyrtare pikërisht për ti kërkuar Sllovenisë dhe kolegut tim të Parlamentit slloven por edhe të autoriteteve të tjera të larta të shtetit për të mbështetur Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat, është shprehur Topalli.

Virant ka rikonfirmuar mbështetjen duke shprehur optimizmin e tij për marrjen e statusit kandidat brenda këtij viti. Ne gjithmonë e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim fort Shqipërinë në perspektivën e saj Evropiane, ka thënë Virant.

Më tej Topalli e ka njohur homologun e tij me angazhimin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat e integrimit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›