Ukrainë, Timoshenko del nga greva e urisë

Julia Tymoshenko duke treguar shenja e ushtrimit të dhunës
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, ka pranuar ti japë fund grevës së urisë pas gati tre javësh. Zëdhënësi i saj ka bërë të ditur se ajo tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Timoshenko, e cila ishte në grei që prej 20 prillit, do të transferohet në qytetin e Kharkov, për të marrë trajtim në spitalin e këtij qyteti.
Liderja e opozitës është dënuar me shtatë vjet burg pasi u dënua për abuzim me detyrën gjatë kohës që ishte kryeministre.
Ajo hyri në grevë urie pasi dhunës së ushtruar ndaj saj në burg dhe shkelje të të drejtave.
Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtëm të BE-së, Katherinë Ashtin dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton kanë shfaqur shqetësim lidhur me trajtimin që po i bëhet Timoshenkos.
Amnesty Internacional e ka cilësuar dënimin si të motivuar politikisht dhe ka kërkuar lirimin e saj. /CNN/
Përgatiti: F.S