Incidenti, Ahmeti nuk dorëzon armën në gjyq
TIRANE- Një incident i rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Gjyqtari që shqyrton cështjen në ngarkim të Krenar Ahmetit Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës për veprime arbitrare nuk ka lejuar këtë të fundit të jetë i pranishëm në seancë me armën pistoletë që mban me vete. Gjyqtari i ka kërkuar kryepolicit të Tiranës të heqë armën dhe më pas të zhvillojë një proces gjyqësor normal. Pas këtij incidenti, seanca gjyqësore është shtyrë. Nuk dihet nëse shkak për shtyrjen ka qenë kundërshtimi i Ahmetit apo shkak tjetër procedurial. Ndaj
Krenar Ahmetit është hapur një gjykim pasi dy shtetas e akuzojnë atë për veprime arbitrare gjate ushtrimit të detyrës. Shkak është bërë kallzimi penal i prokurores Elizabeta Bajri dhe bashkëshortit të saj avoka. Ngjarja për te cilën akuzohet Ahemti ndodhi më 17 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Atë natë Prokurorja, Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Agron Bajri, janë shoqëruar me forcë me urdher te shefit te qarkullimit rrugor te Tiranes Krenar Ahmeti në Komisariatin numër 2 të Policisë, ku janë mbajtur të paktën 3 orë. Pas incidentit, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe që drejtohej nga i vëllai ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shkak. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit të saj kishte kryer veprime që shkelnin etikën. Në vendin ku prokurorja debatonte me policët, më pas ka shkuar bashkëshorti i saj. Të dy këta me urdhër të Ahmetit kanë përfunduar në komisariat, ku pavarësisht imunitetit, prokurorja ka qëndruar 3 orë në cilësinë e personit të shoqëruar.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)