Raporti i OSBE, “gozhdon” Shqipërinë!

Situata politike në Shqipëri është sipas Wollfarthit, periudha “ndal dhe ec”. “Në perspektivë, çështja kryesore është nëse të dyja palët do të arrijnë të ruajnë impulsin për reforma në vitin 2013, një vit që, për nga forma që po marrin zhvillimet, duket se do të jetë një vit zgjedhjesh parlamentare tejet konkurruese”, shkruan ambasadori i OSBE-së.
Raporti flet për rreth 17 pika, si reforma zgjedhore, ajo në drejtësi, legjislacioni, zgjedhja e Presidentit, etj. Duke u ndalur tek pika e fundit, Wollfarth sqaron procesin e zgjedhjes së kandidatëve deri në përzgjedhjen e Presidentit të ri. Ai thekson se procesi nuk u arrit të bëhet me konsensus, megjithëse ishte sipas parashikimeve kushtetuese. “Në takimin e parë me Prezencën, Presidenti Nishani identifikoi sektorin e drejtësisë dhe mirëqeverisjen si përparësitë e tij kryesore. Ka gjasa që ai të vihet në qendër të disa debateve të tensionuara publike, që nga kjo vjeshtë, në lidhje me disa emërime të mundshme nga ana e tij të Prokurorit të ri të Përgjithshëm dhe të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët emërohen me marrjen e pëlqimit të qartë të Kuvendit”, thuhet në raport.
Për sa i përket reformës zgjedhore, Wollfarth përmend marrëveshjen e arritura nëntorin e vitit të shkuar dhe ngritjen pastaj të komisionit të posaçëm për reformën në këtë drejtim. “Megjithëse ky komision vuajti nga disa periudha të parashikueshme bllokimi politik, gjë që shtroi nevojën e shtyrjes së mandatit të tij tri herë, ai më, në fund, mundi të prodhonte një tekst të rëndësishëm, i cili gëzoi konsensusin e gjerë të partive kryesore politike”, citojmë.
Pas konkretizimit të reformës dhe miratimit të saj, Wollfarth kërkon zbatim rigoroz në terren. “Theksi duhet vënë tashmë te zbatimi i plotë dhe me përpikëri i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mund të përgatitet në mënyrë efikase për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ashtu siç bëhet e qartë në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, arritja e kësaj detyre do të kërkojë që të gjitha palët politike të lënë mënjanë interesat vetjake partiake dhe të shfaqin vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sikurse me përgatitjen dhe përmbushjen e reformës zgjedhore, në fund, përgjegjësia për përgatitjen dhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve mbetet më së shumti në duart e drejtuesve kryesorë partiakë. Ata kanë mundësi thuajse të pakufizuara për të zhvilluar zgjedhje që përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare; po ashtu, kanë kapacitetin për ta shkatërruar procesin në themel dhe për të zhbërë arritjet pozitive të procesit të reformës. Shpresohet se ata do ta përdorin pushtetin e madh, që u është dhënë, në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në OSBE dhe me aspiratat e qytetarëve shqiptarë”, thuhet më tej.
Për sa i përket reformës parlamentare, raporti thotë se ndonëse është arritur një progres i mirë nga grupi i punës për rishikimin e Rregullores, ende nuk ka konsensus për dy çështje kryesore: kthimi i votimit të fshehtë për kandidatët e dekretuar nga Presidenti dhe balancimi i kohës për të folur në Kuvend për kryeministrin dhe kryetarin e grupit kryesor opozitar parlamentar. “Është tashmë e rëndësishme të shihet arritja e një marrëveshjeje, në këtë proces, bazuar në standardet parlamentare ndërkombëtare. Më pas, çdo rregull i ri do të duhet të zbatohet plotësisht”, kërkon ambasadori i OSBE-së.
Për sa u përket proceseve legjislative, është vënë re një lloj përparimi në mekanizmat e konsultimit të përdorur nga autoritetet kombëtare. Një pikë tjetër është edhe shteti i së drejtës, ku siç thuhet në raport, përparimi ka qenë relativisht i pakët. “Dobësia e vazhdueshme e institucioneve shtetërore, siç është dëshmuar nga hezitimi i tyre për të vepruar në përputhje me ligjin, paraqet një kërcënim serioz për arritjet e brishta në fushën e shtetit të së drejtës. Ndonëse kjo dobësi vjen, kryesisht, për shkaqe të hershme, si për shembull klientelizmi i përhapur, presioni i pavend mbi institucionet për t’u bindur, si rrjedhojë e betejës së vazhdueshme politike për pushtet, nuk e ka përmirësuar situatën. Shqipëria vazhdoi t’u drejtohet mjeteve legjislative, në vend që të përqendrohet te përmirësimi i zbatimit të legjislacionit ekzistues”, thuhet më tej.
Raporti thekson se perceptimi i publikut në përgjithësi – duke përfshirë atë të investitorëve dhe bizneseve të huaja të mundshme – për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave mbetet i ulët. “Çfarëdo përmirësimi thelbësor do të varet, kryesisht, nga vullneti politik për të ndërmarrë një reformë gjithëpërfshirëse, me synim arritjen e rezultateve në fushat kyçe të pavarësisë së gjyqësorit, veçanërisht sa i përket emërimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve, duke përfshirë transferimet e mundshme, ngritjen në detyrë dhe masat disiplinore. Në këtë kuptim, vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për ngritjen e një sistemi vlerësimi për kandidatët e mundshëm për kryetar gjykate, si edhe kryerja e inspektimeve të këtyre kandidaturave, mund të konsiderohet si një hap përpara”, thuhet më tej. Në këtë kontekst, sillen si raste edhe vendimet e gjykatave për çështje madhore si Gërdeci, ku sipas ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, gjyqi që zgjati më shumë se dy vjet, “nuk mund të konsiderohet se është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë”.
Për sa i përket procesit gjyqësor për ish-ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, raporti thotë se procesi vështirë se mund të vihet në përputhje me ligjin, duke sjellë këtu përjashtimin e videos së regjistruar. “Gjykata u shpreh pas dhënies së atyre çka nga shumë vëzhgues u konsideruan si vendime të ndërmjetme të debatueshme, disa prej të cilave vështirë se mund të vihen në përputhje me ligjin, si për shembull përjashtimi nga Gjykata i regjistrimeve me zë dhe figurë dhe zbardhjes së tyre si dëshmi, caktimi i ekspertëve shqiptarë në vend të ekspertëve të huaj, apo rrëzimi i urdhrit për mbledhje provash”, thuhet më tej.
Gjithashtu, raporti flet edhe për të drejtat e njeriut, përzgjedhjen e avokatit të popullit, reforma e pronës, lufta kundër korrupsionit, etj. Për sa i përket të ardhmes, ose ajo që Wollfarth nënvizon si “rruga përpara”, vëmendja përqendrohet tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke parashikuar një garë të fortë midis dy partive politike. /S.Lleshi/Start/
2012-09-20 14:24