E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë5 mijë euro shpërblimpër kapjen e autorit

TIRANE- Policia ka shpallur në kërkim Artur Lleshin, të akuzuarin nga prokuroria, si autor të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës në një nga lokalet në fundin e rrugës "Don Bosko" në Tiranë. Blutë e Tiranës kanë vënë në dispozicion 5 mijë euro për cdo informator që do të cojë në arrestimin e 22 vjecarit. Viktima Gramoz Marku u qëllua me tre plumba në kokë e gjoks.

 Sipas policisë Gramozi kishte braktisur gruan me fëmijët në Lajthizë të Mirditës për të bashkëjetuar me motrën e autorit, i cili nuk ka qene dakord. Mbrëmjen e së dielës dy viktima ishte në një tryezë të lokalit bashkë me vajzën që bashkëjetonte dhe vëllanë e saj, Artur Lleshi, i ardhur këtë javë nga Greqia, dhe në debat e sipër 22-vjeçari ka qëlluar për vdekje me një pistoletë TT, Markun. Policia ka marrë në pyetje motrën e cila ka zbardhur dhe detajet e ngjarjes.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›