E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli niset për në Japoni, do vizitojë kompaninë SONY që ti ftojë për të investuar në Shqipëri

Share

Kompania është zhytur në krizë së fundmi dhe ka deklaruar se do shkurtojë 10 mijë vende pune, por Topalli do e bëjë të sajën.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u nis për një vizitë zyrtare në Japoni, me ftesë të homologut të saj, Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi.

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se Topalli do të ketë një vizitë në kompaninë SONY për ta ftuar të investojë në Shqipëri. Kompania është zhytur në krizë së fundmi dhe ka deklaruar se do shkurtojë 10 mijë vende pune, por Topalli do e bëjë të sajën.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Jozefina Topalli do të vizitojë kompaninë e njohur botërisht SONY, si dhe kompani të tjera, ku do të ketë mundësinë për të promovuar potencialet investuese shqiptare dhe të ftojë këto kompani të investojnë projekte ambicioze në Shqipëri, thuhet në njoftim.

Po ashtu Topalli do vizitojë edhe zonat e prekura nga cunami i vitit të shkuar. Gjatë kësaj vizite, Kryetarja e Kuvendit do të vizitojë edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›